Prezentimin e programit për mandatin që synon ta fitojë, Kurti e filloi me premtimin për hapjen e vendeve të reja të punës, për çka tha se deri në fund të mandatit do të arrijë që në Kosovë numri i të rinjëve dhe pjesës tjetër të popullsisë të kap shifrën e gjysmë milioni të punësuavre.
Ndërkaq, në pjesën tjetër Kurti foli për planet sa i përket zhvillimit ekonomik në vend, për çka tha se për prodhimtarinë dhe ndërmarrësinë, do të veprojnë përmes bankës zhvillimore dhe programit 1 miliardë euro në prodhim dhe ndihmesë të bizneseve.
Sipas tij, me bankën zhvillimore do të mbështetet financimi i drejtëpërdrejtë i projekteve strategjike dhe prioritare, kurse përmes nënhuazimit nëpërmjet sektorit bankar, do të mbështeten ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, apo edhe individët për investime në fushat prioritare për investime me kushtet e favorshme të bakëns zhvillimore.
Ndërsa nëpërmjet letërgarancive për pagesa, Kurti tha se do të ndihmojnë prodhuesit dhe eksportuesit për të pasur qasje më të lehtë në financa e likuiditet.
“Për të krijuar një ekonomi të qëndrueshme dhe me vende pune që paguajnë mirë, do të krijojmë programin për mbështetjen e investimeve në kapacitete prodhuese në vllerë 1 miliardë euro, nëpërmjet garantimit të kredive për inevstitorë. Secili investitor do të ketë mundësi të përfitojë nga garancia që shteti do të ofrojë për kredinë e nevojshme për investim. Kjo u mundëson investitorëve qasje shumë më të lehtë në financa e kosto shumë më të lirë të financimit”- deklaroi Kurti, sot më 25.01.2025.
Tutje, sipas tij, në mandatin e ardhshëm do të filloj ndërtimi i sistemit të ri digjital i faturës elektronike e quajtur biznes-biznes, sistem i cili thotë se do të mundësoj monitorim në kohë reale të detyrimeve të tatimit mbi vlerën e shtuar, por në të njëjtën kohë mundëson edhe rimburësimin automatik e pa procedura të zgjatura të TVSH-së për bizneset.
“Këtë mandat do ta nisim me valutën digjitale të Kosovës, e cila do të përdoret për pagesa, me këtë e vendosim Kosovës në qendër të zhvillmeve më të fundit teknologjike”- shtoi Kurti.
Transporti publik
Kurti premtoi se do të filloj me jetësimin e programit në gjithë territorin e Kosovës, duke krijuar një rrjet të integruar të transportit publik, fillimisht për trafikun urban e më pas për trafikun ndërurban.
Sipas tij, integrimi do të jetë sipas biletës mujore të integruar, ku secili shfrytëzues do të mund të udhëtoj në Kosovë pa pasur nevojë për biletë tjetër dhe duke përdorur vetëm transportin urban dhe ndërurban.
Projekti 500 milionë euro ‘Brezovica”
Kurti premtoi se do të investojë deri në 500 milionë euro në infrastrukturë rrugore, akomodime moderne, pista të reja e rrjet bashkëkohorë të teleferikut në Brezovicë.
Sipas tij, zhvillimi i këtij projekti do të jetësohet nëpërmjet dy komponenteve. Komponenti i parë është infrastruktura përcjellëse, ndërtimi dhe mirëmbajtja e saj, ndërsa komponenti i dytë, do të të pjesa e ndërtimit dhe hotelerisë, gastronimisë, etj.
Zhvilimi i arsimit
Shpalosjen e programit në fushën e arsimit, Kurti e filloi me premtimin se së bashku me Shqipërinë do të mbahet mësimi i gjuhës shqipe në të gjitha shtetet ku ka komunitet të madh shqiptar.
Tutje, në kuadër të kësaj fushe, ai pati edhe një premtim tjetër për gjyshërit kosovar të cilët kujdesen për nipërit dhe mbesat nga mosha 13 deri në 36 muaj, duke thënë se të njëjtit do të jenë përfitues të skemës së mbështetjes së gjyshërve prej 100 euro në muaj, mbi pensionin ekzistues.
Kurti premtoi edhe rritjen e pagës minimale për mbi 500 euro.
Ai shtoi se do të themelohet fondi i sigurimeve shoqërore përmes së cilit do të mbulohet pagesa për pushimin e lehonisë dhe prindëror dhe pagesa në rast të humbjes së vendit të punës.
Lidhur me këtë, Kurti u zotua se do të rritet edhe numri i inspektorëve të punës, deri në 200 sosh.
Premtime dha edhe për studentët, për çka tha se nëse fiton këtë mandat, do të rrisë numrin e bursave të mobilitetit.
Derisa në Qendrën e Studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ai premtoi edhe ndërtimin e një konvikti të ri dhe tri sallave të reja për bibliotekë univeristare.
Po ashtu premtoi edhe përfshirjen e ciklit parafillor të të gjithë fëmijëve.
“Vendi yë i ka 108 mijë fëmijë nga 1 deri në 5 vjeç, do të fillojmë me sistemin e bonove për ata prindër që vendosin të dërgojnë fëmijët e tyre në çerdhe jopublike dhe synojmë përfshirjen e ciklit parafillor nga mosha 5-6 vjeç ku janë rreth 20 mijë sosh”- tha Kurti.
Ndërkaq, për arsimin parauniversitar, premoi edhe vijimin e rishikimit të të gjitha teksteve shkollore, ndërsa për disa lëndë edhe përkthimin dhe digjtalizimin e materialeve shkollore.
Investimet në shëdetësi
“Çdo qytetar do të ketë mjekun familjar dhe do të jetë brenda regjistrit të kujdesit parësor-shëndetësor”- ky ishte premtimi i parë i Kurtit me të nisur prezentimin e programit për shëndetësinë.
Po ashtu ai premtoi edhe decentralizimin në tërësi të sigurimeve shëndetësore, duke premtuar investime në secilin spital rajonal me pajisje, shërbime të reja dhe infrastrukturë.
Sa i përket investimeve në fushën e shëndetësisë, Kurti premtoi edhe ndërtimin e një spitalit në Mitrovicë, në Ferizaj poliklinikat specialistike do t’i ndërtojmë në Drenas, Sharr, Podujevë. Viti, Rahovec e Leposaviq, hapjen e poliklinikave specialisitke stomatologjike në Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Gjilan, Mitrovicë, Ferizaj dhe Podujevë.
Po ashtu ai premtoi edhe rrjetin e laboratërove publik që mbulojnë të gjtha llojet e analizave.
Ndërkaq, lista e rimbursueshme e barnave fillon për herë të parë, duke mbështetur qytetarët lidhur me barnat jashtspitalore, premtoi kështu Kurti.
Ndërkaq, për listën esenciale të barnave ai tha se do të sigurojnë shtim të buxhetit deri në 100 milionë euro.
Prioritetet në bujqësi e prodhim të energjisë
Albin Kurti u zotua se në mandatin e ri që synon ta rimarrë, përqëndrimi do të jetë tek rritja e produktivitetit dhe konkurueshëmrisë përmes mbështetjes së invstimeve në teknologji dhe rrjetëzimit të mbledhjes dhe shpërndarjes së produkteve bujqësore.
Ai tha se do të realiziojnë edhe skemën e sigurimit nga fatkeqësitë natyrore për prodhimin bujqësor.
Ndërkaq, premtime pati edhe për zgjidhjen e problemit me ujin e pijes në gjithë territorin e vendit.
“Do të përfundojmë projektimin dhe ndërtimin e të gjithë rrjetit të ujësjellësit në të gjitha lokalitetet e banuara. Do të ndërtohen pesë rezervuare për ujë të pijes, ujitjes dhe industri dhe po përgatitemi për katër të tjerë”- tha Kurti.
Siç premtoi ai, pesë rezervuaret e reja që do të përdoren, do të jenë rezervuari i Firajës, i Pollatës, i Kuqicës, i Dragaqinës dhe rezervuari i Decivojcës.
Për sfidën e prodhimit të energjisë, Kurti premoti se do të ketë zgjidhje përmes përzierjes së energjisë duke u bazuar në burime vendore.
“Kosova do të ketë një miks të energjisë që bazohet ne burme vendore dhe gjithnjë e më shumë në burime të pastra e të ripërtëritshme nga era dhe dielli”- deklaroi Kurti.
Ai tutje premtoi se Termocentrali Kosova B do të modernizohet ndërsa Termocentrali Kosova A, do të rehabilitohet thellësisht.
Kultura, rinia dhe sporti
Në vazhdën e premtimeve, Albin Kurti foli edhe për planet e investimeve në kulturë, rini dhe në sport.
Fillimisht premtoi se Pallati i Rinisë së Sportit dhe Qendra e Studentëve në Prishtinë do të kthehen në hapësira moderne mikëpritje.
Ndërkaq, planet e tij për infrastrukturën e futbollit duke përfshirë stadiumin nacional, qendrën akuatike pishinave olimpike si dhe pishina gjysmë olimpike, tha se do të jenë themel i zhivillimit dhe cilësisë. Ndërsa, sipas tij, palestrat ekzistuese do të modernizohen sipas standardeve ndërkombëtare.
“Arti dhe Kutlura do të jenë të vendosura në zemrë të planifikimit tonë shtetërorë, politika e ekonomisë kreative do të jetë sinonim në katër vitet e ardhshme. Për krijuesit dhe përformuesit vijojnë me mbështetjen e artistëve të pavarur dhe ansambleve rezidente nëpërmjet sigurisë finaciare, autonomisë krijuese dhe sigurimit të hapësirave dinjitetshme për punë, do të ndërlidhemi krijimtarinë artisitke me tregun e punës dhe sigurohemi që prodhimet kulturore të kenë kompenzimin e duhur”- tha Kurti.
Ai premtoi edhe mbrojtje të trashëgimisë kulturore dhe monumenteve.
“Monumentet do t’i vëme në shërbim të komunitetit dhe ekonomisë krahas ruajtës së historisë, identitetit trashigimin do të kthejmë në kontribues për mirëqenien e shoqërisë”- tha Kurti.
Reformat në drejtësi
“Nuk ka asgjë më të rëndësishme për drejtësinë se sa institucioni i hetimit të jetë në nivelin e detyrës më raport me rrjetet rajonale që janë në vijmësi në krime të organizuar kundër shtetit dhe të drejtës në tërësi”.
Kështu filloi fjalimin Kurti me të nisur zotimet për fushën e sistemit të drejtësisë.
Sipas Kurtit, Zyra për hetime disiplinore do të jetë një strukturë e re që garanton balanc dhe kontrollë të efektshme nëpërmjet pushteteve duke rritur llogarinëdhënien e Këshillit Gjyqësorë dhe Këshillit Prokurorial për veprimet e tyre. “Zyra do të jetë përgjegjëse për trajtimin e ankesave dhe pretendimeve për sjellje të papërshtatshme nga gjyqtarë dhe prokurorët, procesi disiplinorë do të mund të inicohet dhe ex-ofixio”- deklaroi Kurti./Kallxo.com/