Kryeministri Albin Kurti ka biseduar me seantoren ameriakne Joni Ernst.Kurti thotë se Ernst ka luajtur rol vendimtar në forcimin e Forcave tona të Sigurisë, përcjellë Gazeta Blic.Ai shton se u dakorduan që të vazhdohet bashkëpunimi dhe të vizitojnë njëri tjetrin.
Albin Kurti paralajmëron vizitë në SHBA
Postimi i tij i plotë:
Ishte një kënaqësi për të biseduar me të Senatoren Joni Ernst e cila është një mbështetës i vendosur i Kosovës në Senatin e Sh.B.A. Ajo është Nënkryetare e Konferencës Republikane të Senatit, dhe bashkëkryetare e #SenatitAlbanianIsuesCaucus.
Ajo luajti një rol vendimtar në forcimin e Forcave tona të Sigurisë.Unë e falënderova atë për mbështetjen e saj të vazhdueshme për Forcat tona të Sigurisë të cilat janë duke u shndërruar në një ushtri profesionale, duke punuar së bashku me # Shtetet e Bashkuara në promovimin e paqes dhe stabilitetit në botë. Ne ramë dakord të forcojmë bashkëpunimin tonë dhe të vizitojmë njëri-tjetrin sa më shpejt të jetë e mundur.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

