LAJME

Albin Kurti kërkon që shteti i Kosovës të organizojë mbrojtjen e Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit

Albin Kurti kërkon që shteti i Kosovës të organizojë mbrojtjen e Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Nëntor 2020, 10:44

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur për herë të parë publikisht pas arrestimit dhe paraqitjes në Gjykatën Speciale të ish-drejtuesve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Në një konferencë për media Kurti tha se Lëvizja Vetëvendosje ka folur gjerë e gjatë në 7 vitet e fundit për Gjykatën Speciale dhe se nuk ka nevojë ta përsërisin.

“Jemi duke paguar çmimin e gabimeve politike”, ka thënë Kurti, duke përmendur votimin me 82 vota të Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës.

“Në njërën anë, UÇK është lënë jashtë Deklaratës së Pavarësisë dhe Kushtetutës, ndërsa, në anën tjetër, kjo Gjykatë e cila iu sipërvendos shtetit me votat e 82 deputetëve u pranua të bëhet pjesë përbërëse e Kosovës përmes amendamentimit të Kushtetutës”, tha Kurti.

Kreu i LVV-së Gjykatën Speciale e ka quajtur të padrejtë dhe të njëanshme.Kurti tha shteti i Kosovës duhet të organizojë mbrojtjen e të akuzuarve në Gjykatën Speciale.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika