Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte prezent sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” për ta shikuar ndeshjen Kosovë – Greqi, e cila ishte e vlefshme për kualifikime të Kupës së Botës 2022, e që përfundoi me barazimin 1:1.Vedat Muriqi shënoi në minutat e fundit të ndeshjes, për ta shpëtuar Kosovën nga humbja, shkruan GazetaBlic Sport.Kurti tha se angazhimi i lojtarëve na dha gëzimin e fitores, pavarësisht se barazuam sonte.
Ja reagimi i plotë i Kurtit në Instagram në lidhje me ndeshjen Kosovë – Greqi:“Sonte ishim nikoqir të Greqisë. Në një lojë të dy pjesëve, të dyja herët vazhdimi shtesë, madje minuti i fundit aty, ishte përcaktues.
Angazhimi i palodhshëm i lojtarëve tonë mori epilog krejt në fund, për të na dhënë gëzimin e fitores në një barazim të rëndësishëm. Të mërkurën kundër Spanjës, le ta fillojmë aty ku e lëmë sonte”, shkruan Albin Kurti në rrjetin social, Instagram./GazetaBlic Sport