Amfiteatri i Pishinës së Gërmisë do të jetë arenë e performancës artistike skenike e ansambleve nga trevat shqiptare, në kuadër të organizimit të festivalit “Albaniada 2022”.
Edicioni i katërt i lojërave tradicionale “Albaniada” do të shpalosë pjesë të etnosit dhe folklorit përmes lojërave, muzikës, humorit e valles.
Kjo trashëgimi do të kapitalizohet në Albaniada 2022, përmes lojërave, muzikës, humorit e valles tradicionale.
Në listën e lojërave dhe garave të cilat do të prezentohen në Albaniada 2022 janë tërheqja me litar, marrja e shamisë, gurapesh, hedhja e gurit mbrapa, hedhja e gurit me dy duar anash, kulla si dhe shumë lojëra të tjera tradicionale.
Në pjesën e programit artistik, ansamblet pjesëmarrëse do të prezentohen me potpuri, këngë e valle të shoqëruara me lojëra popullore, koreogragi të valleve të Karadakut, Suitë Malësie, valle me motive tiranase, festa e vjeljes së mollave si dhe numër i konsideruar i koreografive.
Festivali tradicional i Albaniadës është mbështetur nga Drejtoria e Kulturës e Komunës së Prishtinës.
Ngjarja do të mbahet në Amfiteatrin e Pishinës së Gërmisë, më datë 16 tetor, me fillim nga ora 10:00./Front Online