Ai u lind në Zhur të Prizrenit, dhe shkollimin e mesëm e kreu në Gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren, specializuar në drejtimin shkenca shoqërore. Pas suksesit në këtë nivel, vazhdoi studimet e larta në Fakultetin Ekonomik të Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë, duke zgjedhur drejtimin e Menaxhmentit dhe Informatikës.
Pas përfundimit të studimeve universitare, Albanin e gjetëm në rrugën e njohurisë së mëtejshme duke vazhduar me studimet postdiplomike, ku ka kryer Master-in në kolegjin Fama. Me përkushtim dhe talent, ai ka fituar një sërë çertifikatash në organizata dhe institute të ndryshme shtetërore, duke krijuar një profil të pasur të njohurive dhe aftësive në fushën e ekonomisë.
Albani ka arritur një nivel të lartë profesionalizmi dhe është Certifikuar si Kontabilist pranë institutit IKAF. Ky titull vërteton njohuritë e tij të thelluara në fushën e llogaridhënies dhe financave. Karriera e tij profesionale është kthyer në një rrugëtim të shkëlqyeshëm në fushën e Financave dhe Administratës Publike.






