LAJME

Alarmi për bombë te Stacioni i Autobusëve sërish i rrejshëm

Alarmi për bombë te Stacioni i Autobusëve sërish i rrejshëm
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Shkurt 2022, 17:26

As këtë herë paralajmërimi për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë nuk doli të jetë i vërtetë.

Kështu tha zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se informata e pranuar është “lajm i rrejshëm”.

“Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast i cili është cilësuar si lajmërim i rrejshëm”.

Për disa herë Policia kishte pranuar telefonata anonime se ishte vendosur mjete shpërthyese tek Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, por që të gjitha rezultuan të pasakta.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika