LAJME

Alarmi për bombë del të jetë i rrejshëm: Policia nuk gjen asgjë në Stacionin e Autobusëve

Alarmi për bombë del të jetë i rrejshëm: Policia nuk gjen asgjë në Stacionin e Autobusëve
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Dhjetor 2021, 16:36

Kanë përfunduar kërkimet tek Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, ku policia mori një alarm për bombë.

Megjithatë, ky alarm ka dalë të jetë i rrejshëm, pasi që policia nuk ka gjetur asgjë të dyshimtë.

“Njësia e anti-bombave ka kontrolluar të gjithë vendin. Është konstatuar se ka qenë alarm i rrejshëm. Nga vendi i ngjarjes janë liruar zjarrfikësit dhe emergjenca”, ka thënë një burim i lajmi.net.

Ndryshe, më herët gjatë ditës policia njoftoi se kishte marrë një telefonatë anonime nga një person që thoshte se kishte vendosur bombë në Stacionin e Autobusëve.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika