• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Wednesday, March 29, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

Alarmi i ekspertëve: Çdo i ri që largohet nga Shqipëria shkakton 15 mijë euro në vit humbje

tvprizreni by tvprizreni
November 7, 2022
in LAJME
0
Nga 4 janari në Shqipëri me certifikatë vaksinimi ose test PCR në punë
0
SHARES
73
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Çdo i ri që largohet nga Shqipëria krijon 15 mijë euro në vit humbje në vend. Alarmi u dha nga ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj, e cila i referohet të dhënave ndërkombëtare. Sipas saj nga përllogaritjet për vitin 2018, largimi i emigrantëve i ka kushtuar Shqipërisë 330 milionë euro deri në 504 milionë euro kosto, që varion nga numri dhe niveli arsimor i tyre.

“Janë disa të dhëna jo zyrtare sesa i kushton Shqipërisë largimi qoftë i një individi, i referohemi të dhënave ndërkombëtare si “Wester Foundation” që ka përllogaritur që për vitin 2018 kostoja që i kushton Shqipërisë largimi i emigrantëve është nga 330-504 milionë euro dhe kjo varion nga numri i emigrantëve dhe niveli i tyre arsimor. Problematikë është edhe fakti i të ardhmes, i humbjes që këta i shkaktojnë konsumit të ekonomisë shqiptare që prek PPB, dhe rrit kostot dhe është përllogaritur që çdo individ që largohet krijon 15 mijë euro në vit te konsumi”.

Për ekspertin e emigracionit Ilir Gedeshi, çështja e emigrimit është një çështje kombëtare, ndërsa thekson se karakteristikë e tij është largimi i trurit. “Emigracioni prek bizneset, nëse më parë largoheshin të papunët tani biznesi nuk gjen fuqi punëtore. Është emigracion që po merr karakteristikat e një “brain drain”. Emigrojnë persona me arsim të mesëm e të lartë.  40% “brain drain” dhe 30% me arsim të mesëm profesional dhe kjo ka impakt sa i takon jetës politike e sociale. Asnjë vend i Ballkanit Perëndimor nuk i ka këto flukse”.

Për sociologun Gëzim Tushe shkaqet kryesore janë cilësia e shërbimeve në vend joshja ndaj vendeve perëndimore që ecin me zhvillim të shpejtë, ndërsa tek ne cilësia e shërbimeve lë për të dëshiruar. Sipas tij qeveria nuk duhet ta shohë emigracionin si e drejtë individuale.

“Janë shkaqe të brendshme e të jashtme, të jashtmet kanë të bëjnë më atraksionine e perëndimit, që trendi i tyre lëviz me shpejtësi të mëdha si cilësua e shërbimeve, shëndetësisë arsimit. Faktorët e brendshëm si papunësia, niveli i kriminalitetit,  cilësia e shërbimeve lë për të dëshiruar dhe këto ndikojnë që njerëzit mendojnë që rruga është për ikur. Emigracioni justifikohet ose në gjendje lufte, ose fatkeqësi natyrore, tani e kemi individual emigracionin. Qeveria duhet të gjejë shkaqet për ta demotivuar emigracionin dhe jo ta shohë si të drejtë individuale. Shkaqet, ritmi i reformave është shumë i ngadaltë, duhet përmirësuar cilësia e shërbimeve. Emigracioni po krijon plaken e popullsisë”.

Për eksperten Nunaj një tjetër faktor që tregon rritjen e emigracionit është edhe rritja  e remitancave. “Rënia e remitancave ishte kryesisht për periudhën e krizave që kanë kaluar vendet origjinë ku janë emigrantë si Greqia e Italia, ndërsa në 2021 sipas BSH remitancat janë rritur dhe kanë qenë në nivelin më të lartë që nga 2019 pasi 761 milionë euro. Kjo vjen se emigracioni është edhe më i ri”./A2Cnn

Download WordPress Themes
Download Premium WordPress Themes Free
Download Best WordPress Themes Free Download
Download Nulled WordPress Themes
udemy course download free
download micromax firmware
Download Best WordPress Themes Free Download
lynda course free download
Previous Post

Kurti: Gjendja e komuniteteve nuk është e mirë

Next Post

Kobra ngordh pasi u kafshua fort nga një djalë tetëvjeçar

Next Post
Kobra ngordh pasi u kafshua fort nga një djalë tetëvjeçar

Kobra ngordh pasi u kafshua fort nga një djalë tetëvjeçar

Të Fundit

ATK u bën thirrje bizneseve: Aplikoni saktë normën e TVSH-së

Lëshimi i kuponëve fiskal, “sport i rëndë” për lokalet e gastronomisë

March 29, 2023
Gjermania planifikon lehtësimin e migrimit, mund të përfitojnë edhe kosovarët

Nga sot, profesionistëve kosovarë u hapet rruga për punë në Gjermani

March 29, 2023
Në Shtëpinë e Bardhë, sot do të mbahet dëgjim publik me qytetarët për përgatitjen e buxhetit për vitin 2023

Uebfaqja zyrtare e komunës së Prizrenit aktualisht jashtë funksionit

March 29, 2023
Arifi e kritikon Vetëvendosjen, e akuzon për qasje destruktive e përçarëse karshi Luginës

Shqiprim Arifi: Albin Kurti është person non grata në SHBA

March 29, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

ATK u bën thirrje bizneseve: Aplikoni saktë normën e TVSH-së

Lëshimi i kuponëve fiskal, “sport i rëndë” për lokalet e gastronomisë

March 29, 2023
Gjermania planifikon lehtësimin e migrimit, mund të përfitojnë edhe kosovarët

Nga sot, profesionistëve kosovarë u hapet rruga për punë në Gjermani

March 29, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.