Kryetari i Komisionit për çështje të sigurisë, Bekë Berisha vlerëson se kërcënimet për alarmet e shpeshta për bomba në Kosovë por edhe në vendet e rajonit bëhen për të tërhequr vëmendjen e popullit. Megjithatë, Berisha thekson se situata e përgjithshme e sigurisë në vend është stabile dhe nuk ka nevojë për panik.
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha tha për KosovaPress se Policia e Kosovës i ka të gjitha kapacitet për t’i zbuluar këto raste.
“Siguria e përgjithshme në Kosovë është stabile, ne i kemi të gjitha institucionet e nevojshme për ta mbajtur sigurinë në vend, jemi kushinetë edhe si komision parlamentar për sigurinë, nuk ka diçka që duhet të shqetësoheni… Gjithmonë ka vend për përmirësime për më mirë. Mirëpo deri më tani vetvetiu Kosova është stabile dhe nuk ka diçka që duhet t’a shqetësojë jetën e qytetarëve, përveç që është shqetësim rritja e çmimeve edhe jeta është vështirësuar…”, thotë Berisha për KP.





