Vizitorët në tri qendra tregtare në Beograd dhe ata në një qendër tregtare në Nish janë evakuuar për shkak të njoftimeve për bomba.
Kështu së paku shkruajnë mediat serbe, sipas të cilave, ekipet e policisë kanë dalë në vendngjarje, përcjell Telegrafi.
Megjithatë, më vonë, përkatësisht rreth orës 17:00 janë rihapur dy prej tyre në Beograd ndërsa sa i përket alarmit në Nish thuhet se ishte i rremë.





