Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik, shkruan Gazeta Sinjali.
Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.
Vetëm në 24-orëshin e fundit janë shënuar 1975 gjoba trafiku të shqiptuara nga Policia e Kosovës.
Sipas raportit të Policisë, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 72 aksidente: një me fatalitet, 30 me persona të lënduar dhe 41 me dëme materiale.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë arrestuar 20 persona, 13 janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerë janë dërguar në vuajtje të dënimit.