- Reklama -

Alarm për riogranizim sulmi, Kurti kërkon nga BE-ja ta dënojnë Serbinë e Radoiçiqin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje për një veprim të koordinuar ndërkombëtar kundër atyre që ai i quan akte agresioni nga Serbia.

Në një deklaratë në  Facebook, Kurti ka kërkuar nga KFOR-i, EULEX-i dhe Bashkimi Evropian të dokumentojnë dhe të publikojnë një raport të detajuar që i atribuon Serbisë përgjegjësinë për veprime që ai i kategorizon si terrorizëm ndaj Kosovës.

- Reklama -

Kurtit gjithashtu shpreh dyshime për një riorganizim të grupit të Milan Radojiçiqit, duke lënë të kuptohet se ekziston rreziku i veprimeve të mëtejshme të dhunshme.

“Ata që janë në listë të rrogave janë kushtëzuar me to, ndërkaq për të tjerë janë ofruar vende pune në periudhë 3 dhe 6 mujore. Millan Radoiçiq, pas sulmit terrorist të kryer në veri, u lirua brenda ditës që të vazhdonte veprimtarinë e tij paramilitare e terroriste në shërbim të politikës shtetërore të Serbisë kundër Kosovës”.

Kurti përmend ngjarje të fundit të dhunshme që kanë ndodhur, të cilat përfshijnë rrëmbimin e tre policëve kufitarë të Kosovës dhe vrasjen e një rreshteri të Policisë së Kosovës, veprime për të cilat ai thotë se Serbia duhet të mbajë përgjegjësi.

Kryeministri vë në dukje se, pavarësisht presionit ndërkombëtar, Serbia nuk ka tërhequr trupat dhe artilerinë nga zonat pranë territorit të Kosovës – një akt që Kurti e sheh si një kërcënim të vazhdueshëm për sigurinë e vendit.

“Edhe pas presionit ndërkombëtar, Serbia ende nuk ka tërhequr të gjitha trupat dhe artilerinë nga afërsia e territorit të Kosovës. Ajo vazhdon të kërcënojë sigurinë e Republikës së Kosovës me bazat e përparme operuese të Forcave të Armatosura të Serbisë përgjatë kufirit me vendin tonë. Për më tepër, Serbia ka dislokuar sistemet kundër-ajrore në afërsi të kufirit me Kosovën”, shprehet kryeministri.

Kreu i Qeverisë përmend gjithashtu dislokimin e sistemeve kundër-ajrore të Serbisë pranë kufirit, duke rritur tensionet dhe duke kërkuar një reagim të shpejtë dhe të qartë nga entitetet ndërkombëtare./Telegrafi/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort -

betebet güncel giriş

isim değiştirme

- mersin escort -

betebet güncel giriş