LAJME

Alarm për bombë në disa shkolla të rajonit të Gjlanit dhe veriut të Kosovës, policia jep detaje

Alarm për bombë në disa shkolla të rajonit të Gjlanit dhe veriut të Kosovës, policia jep detaje
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Qershor 2022, 09:40

Mëngjesin e së enjtës policia është alarmuar për bombë në disa shkolla të rajonit të Gjilanit.

Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani tha se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

“Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm Policia e Kosovës ka pranuar informata nga përgjegjësit e disa shkollave të komunës së Novobërdës, Kamenicës dhe Ranillugut , se përmes Email adresave zyrtare të këtyre shkollave kanë pranuar informatë se ka të vendosura bomba ( mjet shpërthyes). Për momentin nuk ka vend për panik. Policia e Kosovës dhe njësitet e IEDD (njësitet e deminimit) kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe janë duke i hetuar rastet veç e veç “- tha Hashani.

Alarm për bombë ka pasur edhe në disa shkolla në veriun e Kosovës.

Zëdhënësi i policisë për veriun e Mitrovicës Bane Radoviq, tha për Klankosova.tv se janë evauukuar nxënësi dhe punonjësit e këtyre shkollave deri në arritjen e ekipeve të deminimit.

“Po, ka shumë alarme përmes emaileve në pothuajse të gjitha shkollat fillore në veri të Kosovës, Policia e Kosovës ka evakuuar nxënësit dhe të punësuarit nga vendi i ngjarjes deri në arritjen e ekipeve të EOD (deminimit)”-tha Radoviq.

Kërcënime me bomba ka pasur së fundmi edhe në Prishtinë, saktësisht në shkollën “Xhevdet Doda” si dhe dy herë në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës. Në të gjitha rastet kërcënimet kanë qenë përmes emailit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika