Home LAJME Akuzohej se i ofroi ryshfet zyrtarit policor në Vërmicë, shoferi i autobusit dënohet me 800 euro gjobë

Akuzohej se i ofroi ryshfet zyrtarit policor në Vërmicë, shoferi i autobusit dënohet me 800 euro gjobë

0
Akuzohej se i ofroi ryshfet zyrtarit policor në Vërmicë, shoferi i autobusit dënohet me 800 euro gjobë

Gjykata Themelore e Prizrenit e ka dënuar me 800 euro gjobë të akuzuarin  Borrqe Gjorxhev, shtetasi i Maqedonisë së Veriut, i cili akuzohej për dhënie ryshfeti.

Aktgjykimi për këtë rast është shpallur të hënën nga gjykatësja Raima Elezi pasi i akuzuari Gjorxhev pranoi fajësinë,  raporton “Betimi për Drejtësi”.

Fillimisht i akuzuari Gjorxhev u dënua më 200 euro dhe dënim me burg në kohën prej 6 muaj, por gjykatësja Elezi me pëlqimin e të akuzuarit dhe me rekomandimin e prokurorit Genc Nixha, dënimin me burg të njëjtit ia zëvendësoi në dënim me gjobë në shumën prej 600 euro.

Sipas aktakuzës më 3 gusht 2024 rreth orës 19:00 në Pikën Kufitare të Vërmicës në mënyrë të drejtpërdrejtë i ofron një dhuratë të paarsyeshme  zyrtarit policor me qellim që i njëjti  të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here