Nxënësit e shkollës fillore “Abdyl Frashëri” në Prizren janë duke zhvilluar aktivitete të ndryshme në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Sindromës Down.
“Një kartolinë për ty” është njëri nga aktivitetet që ka përfunduar me sukses ku me blerjen e kartolinave nga nxënësit janë grumbulluar 1613 euro.
Të hollat e mbledhura janë dhuruar për shoqatën “Down Syndrome Kosova”.
Njoftimi i plotë:
Me pëlqim të MAShTI-t dhe me mbështetje të DKA-së, në shkollën tonë po mbahen fushata, aktivitete e ligjërata për shënimin e 21 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Sindromës Down.
Në kuadër të kësaj fushate, me qëllim të sensibilizimit të nxënësve mbi Sindromën Down, u zhvillua aktivitete.

“Një kartolinë për ty”, aktivitet ky që është kryer me sukses falë kontributit të madh që dhanë nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit, të cilët i falënderojmë.

Nga ky aktivitet me kartolinat e blera nga nxënësit, u grumbulluan 1613 euro.
Këto projekte do të ndikojnë në edukimin dhe vetëdijësimin e nxënësve për mbështetjen e të gjithëve që kanë nevojë (aq sa kemi mundësi), kontribuon edhe në arritjen e rezultateve në temat/njësitë mësimore të fushave/lëndëve të ndryshme mësimore bazuar në planprogramet shkollore.