Aktivistja Milica Andriq-Rakiq, që udhëheq me organizatën “NDI” me bazë në Mitrovicë, ka folur pas takimit që u mbajt në ambasadën amerikane për çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ku ajo vetë ishte njëra nga pjesëmarrëset.
“Më shumë se dy orë u bisedua se qysh do të funksionoj Asociacioni i Komunave Serbe, në kuadrin ligjor të Kosovës e sipas marrëveshjes së Brukselit dhe se cilat shërbime mund t’i ofroj AKS-ja. Nuk pati konkluza të përbashkëta, kishte qëndrime të ndryshme. Debati ishte I civilizuar dhe bashkëbiseduesit u respektuan. Nga ana e tyre përfaqësuesit e institucioneve thanë se ende nuk e kuptojnë, pse duhet bërë Asociacioni, dhe pse për këtë Pakoja e Ahtisarit, s’ju përgjigjet nevojave të komunitetit”, tha Andriq-Rakiq.





