LAJME

Aktakuzë për posedim dhe shitblerje të narkotikëve ndaj tre të dyshuarve në Prizren

Aktakuzë për posedim dhe shitblerje të narkotikëve ndaj tre të dyshuarve në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Qershor 2024, 11:32
Të njëjtit, në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së. I pandehuri A.K., me datë 31.03.2024, rreth orës 13:05 minuta, në Prizren, pa autorizim ka shpërndarë substancë narkotike të llojit marihuanë, në atë mënyrë që takohet me të pandehurin J.B., në rrugën “Ibrahim Rugova” ku të njëjtit i jep në këmbim të 240 qeseve plastike që shërbejnë për paketimin e substancës narkotike, një dozë të substancës narkotike të llojit marihuanë në peshë prej 0.27 gram. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.
Ndërsa, i pandehuri J.B., me datë 31.03.2024, rreth orës 13:05 minuta, në Prizren, pa autorizim ka poseduar substancë narkotike të llojit marihuanë, peshë prej 0.27 gram, të cilën substancë narkotike e kishte marrë nga i pandehuri A.K., në këmbim të 240 qeseve plastike. Më këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, thuhet në fund të këtij njoftimi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika