Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe tre deputetët nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Drita Millaku, Salih Zyba dhe Fitore Pacolli-Dalipi, së shpejti pritet të dalin para gjykatës lidhur me akuzat se mars të 2018-ës kishin ndezur gaz lotsjellës, me ç ‘rast kishin pamundësuar mbajtjen e seancës plenare në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, e cila rezulton të jete ngritur më 29 korrik 2019, Sveçla, Millaku, Zyba dhe Pacolli-Dalipi po akuzohen se më 21 mars 2018, rreth orës 12:10 e deri në orën 15:40, kanë ndezur disa bombola të gazit lotsjellës, të cilat i kishin hedhur brenda sallës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku po mbahej seanca plenare.
Aty thuhet se si rrjedhojë e kësaj, të gjithë deputetët ishin detyruar ta lironin sallën e Kuvendit, me ç’rast kanë pamundësuar vazhdimin e seancës, raporton “Betimi për Drejtësi”.





