Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj dy personave të dyshuar për krime lufte gjatë viteve 1998-1999 në fshatin Kaçanik i Vjetër, në komunën e Kaçanikut.
Në njoftimin e PSRK-së thuhet se dy të pandehurit, J.J dhe V.T akuzohen për veprën penale “Krim lufte kundër popullsisë civile”, bazuar në nenin 142 të Ligjit Penal të RSFJ-së, që ishte në fuqi gjatë periudhës së kryerjes së veprës.
Sipas aktakuzës, ata në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave ushtarake e policore serbe, kanë kryer vrasjen e dy civilëve shqiptarë, R.E dhe M.H.





