- Reklama -

Aktakuzë ndaj dhjetë personave, mashtronin të moshuarit nga Gjermania kinse fituan lotarinë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurve me iniciale A.K, F.G, K.B, H.K, E.Z, A.S, Q.K, H.B, L.B dhe L.B.

Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete dhe për persona të tjerë, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve, duke shfrytëzuar njohjen e shkëlqyeshme të gjuhës gjermane të disa anëtarëve të grupit, në vazhdimësi, duke vepruar nga Kosova, por edhe me ndihmën e bashkëkryerësve të tjerë në Gjermani, kanë mashtruar shtetas të Republikës së Gjermanisë, duke i nxitur që të iu dërgojnë të holla në shuma të ndryshme apo kuponë të Amazon.com, Inc.

- Reklama -

“Në atë mënyrë që përmes telefonit, i kanë thirr të dëmtuarit, shumica të moshës së shtyrë, nga regjione të ndryshme të Gjermanisë, e pastaj duke u prezantuar rrejshëm i kanë vënë në lajthim duke iu treguar që kinse e kanë fituar lotarinë në vlerë të madhe. Mirëpo, paraprakisht janë të obliguar që t’i paguajnë shpenzimet, ashtu që i kanë nxitur që të dërgojnë të holla përmes bashkëpunëtorëve të tyre në Gjermani apo përmes unioneve financiare si: Moneygram, Western Union, Capital-Ria, Vllesa-Ria, në emra të ndryshëm në Kosovë, apo të blejnë kuponët e Amazon-it dhe të iu tregojnë kodet e tyre të cilët pastaj të pandehurit i kanë shfrytëzuar për blerje personale online” thuhet në kumtesë.

Kështu që të pandehurit A.K, K.B, E.Z, A.S, F.G, H.K, Q.K dhe H.B, në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale ‘’Mashtrimi në vazhdim’’.

“Ndërkaq, i pandehurit L.B, për një kohë të pavërtetuar ka marrë pjesë në veprimtaritë kundërligjore të përshkruara në diapozitivin e parë me të pandehurin A.K, gjatë vitit 2018/2019, ka filluar të punoj ndaras, në atë mënyrë që me të pandehurin L.B, i kanë kontaktuar viktimat në Gjermani përmes telefonit, e pastaj me ndihmën e bashkëpunëtoreve të tyre C.B, F.H, A.D si dhe me persona të tjerë të paidentifikuar kanë marrë të holla prej viktimave, si E.B.F. Me këtë, në bashkëkryerje, të pandehurit L.B dhe L.B, kanë kryer veprën penale ‘’Mashtrimi në vazhdim”. /klankosova.tv/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort