Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj 20 personave nën dyshimin për kontrabandim me migrantë.
Aktakuzë ndaj 20 personave për kontrabandim me migrantë

Sipas kërkesës së prokurorisë të dorëzuar në gjykatë, ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit kanë organizuar kontrabandimin e migrantëve, shtetas të huaj sirianë, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë pasurore nga hyrja e paligjshme e personave në Kosovë, duke u mundësuar të njëjtëve kalimin e kundërligjshëm të kufirit Kosovë-Serbi.
Të dyshuarit janë me iniciale S.S., B.P., Sh.Xh., H.M., H.D., R.A., M.K., IS., T.F., H.K., B.E., A.I., V.N., R.N., A.N., A.P., M.P., N.K., B.H., dhe I.S..
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

