LAJME

Aktakuzë kundër 26 zyrtarëve policorë, të dyshuar për “Marrje ryshfeti” në pikën kufitare Vërmicë

Aktakuzë kundër 26 zyrtarëve policorë, të dyshuar për “Marrje ryshfeti” në pikën kufitare Vërmicë
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Nëntor 2024, 12:36

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër 26 zyrtarëve policorë.Në njoftim bëhet e ditur se të pandehurit janë: A.K., B.H., B.P., B.O., B.S., D.Z., F.H., F.R., H.S., H.H., I.I., I.S., K.S., M.S., N.H., N.S., R.M., R.K., R.G., S.K., S.Q., S.P., S.H., SH.A., SH.SH., Z.P.
“Të gjithë të pandehurit akuzohen se në cilësi të zyrtarëve policorë, me detyrë në SMPK – Pika Kufitare Vërmicë, me veprimet e tyre kane kryer veprën penale Marrja e ryshfetit”, bëhet e ditur në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika