LAJME

Aktakuzë kundër 15 personave, disa zyrtarë të Komunës së Leposaviqit, për krim të organizuar dhe keqpërdorim të pozitës

Aktakuzë kundër 15 personave, disa zyrtarë të Komunës së Leposaviqit, për krim të organizuar dhe keqpërdorim të pozitës
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Shtator 2021, 13:22

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special,kundër pesëmbëdhjetë (15) të pandehurve.
Prokuroria Speciale njofton se pesëmbëdhjetë (15) të pandehurit janë, D.J., H.B., A.A.,
Xh.F., H.H., M.H., A.K., Ç.T., M.R., M.I., B.B., N.M., I.K., J.B. dhe B.M., të akuzuar për
shkak të veprës penale "Krimi i organizuar" lidhur me veprën penale;
Keqpërdorimi ipozitës zyrtare", ku janë të përfshirë ish kryetari i Komunës së Leposaviqit, si dhe nëntë (9) zyrtarë të tjerë të komunës së njëjtë. Ndërsa, pesë (5) të pandehurit të tjerë janë pronarë të bizneseve private të angazhuar në projektet e komunës, thuhet në njoftim/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika