Home LAJME Aktakuza ndaj dy zyrtarëve të DUPH-së në Prizren, sekretari i MKRS-së: Dëmi mbi vlerat autentike është i pamatshëm

Aktakuza ndaj dy zyrtarëve të DUPH-së në Prizren, sekretari i MKRS-së: Dëmi mbi vlerat autentike është i pamatshëm

0
Aktakuza ndaj dy zyrtarëve të DUPH-së në Prizren, sekretari i MKRS-së: Dëmi mbi vlerat autentike është i pamatshëm

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në një konferencë për media ka folur për ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria Themelore në Prizren ndaj dy zyrtarëve të Komunës së Prizrenit.

Bislim Bislimi ka deklaruar në konferencën për media se aktakuza u ngrit për shkak se u lejua rrënimi i objekteve me status ligjor të mbrojtjes së përhershme, ‘Sarajet e vjetra’ në Prizren.

“MKRS është angazhuar të zbatoj masa të konservimit dhe restaurimit të aseteve të trashëgimisë kulturore në të gjithë territorin dhe për këtë qëllim shpenzon dhjetëra miliona euro në baza vjetore”– ka deklaruar Bislimi mes tjerash.

Ai ka shtuar se objektet që janë në mbrojtje ose në proces për të hyrë nën mbrojtje, mbrohen edhe me Kodin Penal të Kosovës.

Sipas tij, për vite me radhë u inkurajuan dëmtimet dhe shkatërrimet e trashëgimisë kulturore për shkak se kishte mosveprim ose sanksione joadekuate në raport me peshën e dëmeve.

Bislimi ka përshëndetur aktakuzën e Prokurorisë Themelore, teksa shtoi se këtë e bëjnë pa e paragjykuar përfundimin e rastit.

“Në Prizren kemi pasur humbje të një prej komplekseve më të rëndësishme të trashëgimisë tonë kulturore, me ç’rast dëmi material për rekonstruktim do të shkonte afër 15 milionë euro në dëm të buxhetit”– ka shtuar Bislimi.

Dëmi mbi vlerat origjinale dhe autentike mbi këtë kompleks, sipas tij, është i pamatshëm sepse është i pakthyeshëm.

Paralajmërim për procedim penal ka dhënë Bislimi për të gjitha palët që përfshihen në shkatërrim apo dëmtim të vlerave të trashëgimisë kulturore.

Për vepra të tilla, MKRS ka proceduar raste të tjera në organe kompetente. Bislimi u ka bërë thirrje Prokurorive Themelore që të ndërmarrin hapa.

Bislimi në konferencë për media ka deklaruar se beson se do të ndodhë rikonstruimi, pra rikthimi i kompleksit i cili do të kushtoj diku 15 milionë euro.

Prokuroria në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve komunalë të Prizrenit nën dyshimin se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, duke i shkaktuar dëm Ministrisë së Kulturës në vlerë afër 16 milionë euro në rastin e rrënimit të kompleksit “Saraji i Vjetër”./Kallxo.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here