LAJME

Aksioni në veri, qeveria e Serbisë e quan `akt barbar`

Aksioni në veri, qeveria e Serbisë e quan `akt barbar`
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Maj 2024, 21:09

Pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri ku u mbyllen gjashtë njësi të ashtuquajturës “Banka Postare Kursimore” ka reaguar kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq.

Sipas një njoftimi të qeverisë së Serbisë, Vuçeviq ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se me këtë veprim ka kryer “akt barbar” që, sipas tij, “kërcënon drejtpërdrejt mbijetesën e popullatës serbe”.

“Kë dhe pse po e shqetëson Banka Postare Kursimore? Pse serbët e Kosovës janë komuniteti i vetëm në Evropë që nuk mund të bëjë biznes normalisht? A kanë serbët e Kosovës të drejtë në paga dhe pensione? Apo lejohet gjithçka kundër tyre? Këto nuk janë pyetje për Kurtin. Ne e dimë qëndrimin e tij. Këto janë pyetje për komunitetin ndërkombëtar, i cili ka kohë që (nuk) reagon ndaj mosveprimit të Kurtit”, ka thënë kryeministri serb.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika