LAJME

Aksioni në Karaçevë, Sveçla jep detaje: U godit rrjeti i kazinove, rrënuam objekte

Aksioni në Karaçevë, Sveçla jep detaje: U godit rrjeti i kazinove, rrënuam objekte
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Dhjetor 2021, 12:40

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka dhënë informacione për aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës në Karaçevë.

Sveçla ka thënë se është goditur një rrjet ilegal i kazinove dhe se ka të arrestuar në këtë aksion.

“Edhe një aksion i suksesshëm i Policisë së Kosovës. Në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe me autoritet komunale të Dardanës sot u godit rrjeti i kazinove ilegale në zonën e fshatit Karaqevë.

Pas konfiskimit të aparatave për lojërat e bixhozit, u rrënuan objektet e ndërtuara ilegale si dhe arrestimet e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal po vazhdojnë edhe në këto momente”, shkruan Sveçla në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika