Aksioni i Policisë së Kosovës i realizuar të enjten në fshatin Uglarë të Zubin Potokut rezultoi me sekuestrimin e armëve dhe mjeteve eksplozive, si dhe arrestimin e një personi. I dyshuari është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij kanë nisur hetimet, kurse dy persona të tjerë ndodhen në arrati.
Ështëbërë e ditur se personi që përfundoi në pranga të Policisë për përdorim dhe mbajtje ilegale të armës është Stefan Spasojeviq – fotografia e të cilit u publikua dje.
Përveç në shtëpinë e tij, gjatë aksionit që u zhvillua në Uglarë, Policia ka kryer bastisje edhe në dy lokacione të tjera, ndërsa të dyshuarit ende s’janë kapur.





