- Reklama -

Aksioni i policisë në rajonin e Prizrenit, sekuestrohen automjete, njësi banesore, vetura e para të gatshme, Prokuroria jep detaje

Sot gjatë një aksioni të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, të zhvilluar në rajonin e Prizrenit, ku cak ishin personat e përfshirë në veprimtarinë e kundërligjshme të fajdes. Gjashtë të dyshuar përfunduan në pranga pas bastisjeve të kryera në Prizren e Suharekë.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Prokuroria, me ç’rast janë bërë të ditura detaje të reja – si dhe janë publikuar pamjet nga aksioni i koduar si ‘Milioni’.

- Reklama -

Sipas Prokurorisë, të dyshuarit kanë arritur të përfitojnë kundërligjshëm shuma të mëdha të parave si dhe prona, vlera e të cilave kalon shumën mbi 1 milion euro.

Po ashtu, janë sekuestruar njësi banesore, lokale, vetura, armë, kontrata e prova tjera materiale.“Gjatë zbatimit të operacionit policor, është realizuar urdhër-kontrolli i gjykatës, ku në vendbanimet e personave të dyshuar janë sekuestruar: 20 njësi banesore dhe lokale afariste, 5 automjete, 5 armë dhe municion të kalibrit të ndryshëm, dokumentacione, si: kontrata, para-kontrata, para të gatshme, prova digjitale, si dhe janë bllokuar llogaritë bankare të personave të dyshuar.Të dyshuarit në këtë rast, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë, kanë kontraktuar shuma dukshëm joproporcionale të pasurisë, në këmbim të shërbimit (dhënies së borxhit), duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të viktimës.Të dyshuarit kanë arritur të përfitojnë në mënyrë të kundërligjshme nga viktima shuma të mëdha të parave si dhe prona të paluajtshme dhe të luajtshme si formë e interesit nga veprimtaria e fajdesë, vlera e të cilave kalon shumën mbi 1 milion euro.Të dyshuarit pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit nga PTh- Prizren, ndalohen për 48 orë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort