LAJME

“Aksione në 15 kompani e prona 11 milionë funta vlerë”, Përparim Rama tregon se sa shumë pasuri ka

“Aksione në 15 kompani e prona 11 milionë funta vlerë”, Përparim Rama tregon se sa shumë pasuri ka
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Nëntor 2021, 07:33

Kandidati i zgjedhur për kryetar të Prishtinës në radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, ka treguar se pasuria e tij është mbi 11 milion funte si dhe ka 6 milionë funte borxhe.

Ai gjithashtu ka treguar se i ka 15 kompani përmes të cilave bën investime.

“I kam 15 kompani ku jam aksionar, struktura e biznesit është asisoji, në Londër për shembull kompania krijohet si entitet për të bërë një investim, mund ta blesh një shtëpi, e bënë planin, ndërton, zgjeron e më pas e shet në emër të asaj kompanie ku investimet ndahen dhe taksat paguhen. Vlera e pronave që kam nëpër botë është mbi 11 milionë funta, prej tyre janë 6 milionë janë borxhe”, ka thënë Rama në Kallxo.

Ndër të tjera, Rama shtoi se prej figurave në Kosovë është ortak në një kompani me ish aksionarin e IPKO-s, Bujar Musa.

“Prej figurave në Kosovë jam ortak në një kompani me Bujar Musën, i cili e ka krijuar IPKO-n, ai para pak vitesh kur ka ardhur në Londër ka dashur të bëjë një investim, jemi bashkaksionarë pasi edhe unë kam investuar aty”, shtoi tutje Rama.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika