Komuna e Prizrenit ka njoftuar se sot u organizua aksion për dhurimin vullnetar të gjakut në Prizren, aktivitet i koordinuar nga Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhip Berisha”, që sipas njoftimit, arriti t’i mobilizojë shumë qytetarë për të kontribuar në këtë kauzë jetike që u zhvillua në ambientet e QKMF-së.
Aksion për dhurimin vullnetar të gjakut në Prizren

Në njoftim bëhet e ditur se kryetari, Shaqir Totaj, ka falënderuar të gjithë ata që morën pjesë, pasi ka thënë se dhurimi i gjakut është një veprim që ka ndikim të drejtpërdrejt në shëndetin e komunitetit dhe ndihmon në sigurimin e furnizimit të mjaftueshëm të gjakut për qytetarët që kanë nevojë për të./TVPrizreni/
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

KB Bashkimi nuk mund të udhëtojë për ndeshjen në FIBA Europe Cup, kërkon shtyrjen e saj për shkak të vizave

Aleanca kërkon angazhim të Kuvendit për strategjinë shtetërore për mbrojtjen e çlirimtarëve në Hagë

Kosova nënshkruan marrëveshje prej 41 milionë eurosh për pajisje mjekësore dhe infrastrukturë shëndetësore

