LAJME

Aksion pastrimi të parqeve dhe hapësirat publike nga EC Ma Ndryshe dhe Qendra Burimore “Lef Nosi”

Aksion pastrimi të parqeve dhe hapësirat publike nga EC Ma Ndryshe dhe Qendra Burimore “Lef Nosi”
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Tetor 2022, 11:14

EC Ma Ndryshe në bashkëpunim me Qendrën Burimore “Lef Nosi”, gjatë ditës së mërkurë kanë realizuar një aksion pastrimi në parqet- hapësirat publike të lagjes Lakuriq në Prizren.

Në këtë aktivitet morën pjesë të rinjtë e kësaj qendre, të cilët kontribuan në mënyrë vullnetare për krijimin e një mjedisi më të pastër.

Aksioni i sotëm jo vetëm që ka shërbyer për të krijuar një ambient më të pastër nga mbeturinat por ka shërbyer gjithashtu edhe për të nxitur ndërgjegjësimin qytetar për mbrojtje të mjedisit, që mbetet ndër synimet kryesore të organizimit të aktiviteteve të tilla.

HumanRightivism
Embassy of Sweden in Pristina
Community Development Fund – CDF
EC Ma Ndryshe
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika