LAJME

Aksion pastrimi nga”Ec ma ndryshe” në rrugën “Halim Bytyqi” në Prizren

Aksion pastrimi nga”Ec ma ndryshe” në rrugën “Halim Bytyqi” në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Gusht 2022, 15:47

OJQ ” Em Ma Ndryshe”, njofton përmes faqes së saj zyrtare se ka organizuar të hënën njëaksion pastrimi përgjatë rrugës “Halim Bytyqi” në Prizren.

“EC vazhdimisht angazhohet për pastrimin e hapësirave publike, me qëllim të krijimit të hapësirave më të pastra dhe më të sigurta për shëndetin e njeriut si dhe për mbrojtjen e mjedisit në përgjithësi.

Kjo iniciativë vullnetare ka për qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve duke u bërë thirrje për kujdes më të shtuar ndaj mjedisit nga ana e tyre. Po ashtu, një nga arsyet e kësaj gjendje në këto hapësira është edhe lënia pas dore dhe mos investimi në to edhe nga institucionet përkatëse, duke përfshirë kështu mungesën e infrastukturës së duhur dhe mungesën e konteinerëve/shportave.” thuhet në fund të këtij njoftimi.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika