Një operacion i gjerë policor i zhvilluar nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka rezultuar me arrestimin e 34 personave të dyshuar për përfshirje në skema piramidale dhe organizim të bixhozit të paligjshëm.
Në njoftim thuhet se aksioni është realizuar në disa rajone të vendit, përfshirë Mitrovicë, Vushtrri, Istog dhe Skenderaj, ku janë kontrolluar rreth 50 lokacione, duke përfshirë lokale afariste dhe shtëpi private.
Sipas njoftimit, gjatë operacionit janë sekuestruar prova të shumta materiale, përfshirë rreth 170 mijë euro para të gatshme, pesë automjete, armë zjarri si dhe pajisje të tjera që dyshohet se janë përdorur për zhvillimin e aktiviteteve të kundërligjshme.





