Me moton “ Ta pastrojmë fshatin tonë”, banorët e Vraniqit të komunës së Suharekës kanë ndërmarrë aksionin për pastrimin e ambientit në këtë lokalitet.
Gjatë këtij aksioni ambiental, janë mbledhur mbeturina nga hyrja deri tek shëtitorja e fshatit si dhe është bërë pastrimi i ambienteve dhe larja e lapidarit të dëshmorëve dhe martirëve. Mbeturinat e grumbulluara janë larguar nga pjesëmarrësit e që ishin në numër të madh.






