Policia e Kosovës nuk ka të ndalur me aksione të cilat po zhvillohen në çdo cep të vendit. Me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prizren sonte rreth orës 19:30 u zhvillua një aksion i madh në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prizren.
Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit B.A. 23-vjeçar janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht dëshmitë e poshtëshënuara:
1.Një (1) Telefon celular,
2. Shtatëmbëdhjetë (17) qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e dyshuar Speed me peshë prej 5.30 gram,
3.Një (1) kuti qelqi me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë (në formë të kristaltë – gurë) 10 copë me peshë prej 39.86 gram,
4.Njëmbëdhjetë (11) tableta te dyshuara për narkotikë të llojit Ekstazi me peshë 3.78 gram,
5.Një (1) tegull qelqi me substancë të dyshuar për narkotikë të llojit Marihuanë me peshë 23.51,
6. Një (1) tegull qelqi me substancë të dyshuar për narkotikë të llojit Speed me peshë 381.25 gram,
7.Një (1) kuti letre me substancë të dyshuar për narkotikë të llojit Marihuanë me peshë 2.46 gram,
8.Një (1) kuti plastike me substancë të dyshuar për narkotikë të llojit Kokainë me peshë 29 Gram,
9.Dy (2) Pako të cigareve me substancë të dyshuar për narkotikë të llojit Marihuanë me peshë 2.94 Gram,
10. Gjashtë (6) qese plastike të zbrazëta,
11.Një (1) peshore elektronike me mbishkrimin “Konstant” ngjyrë e zezë dhe një peshore elektronike me mbishkrimin “QC Passed” ngjyrë e gjelbër.
I dyshuari i lartëcekur është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas përfundimit të intervistimit me aktvendim të prokurorit të shtetit në Prizren, të njëjtit i është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orë në stacionin policor në Prizren./Indeksonline/