Policia e Kosovës ka arrestuar 20 persona në 14 lokacione në katër qytete të ndryshme të Kosovës të mërkurën, pas hetimeve disamujore të Prokurorisë Speciale. Ata dyshohen për “hyrje të paautorizuar kompjuterike” dhe “mashtrim”.
Siç ka njoftuar Policia, aksioni u zhvillua në Prishtinë, Ferizaj, Kaçanik dhe Klinë. Gjatë operacionit janë sekuestruar 120 mijë euro të gatshme, pesë vetura, mjete financiare nëpër banka dhe prona të paluajtshme, 30 kompjuterë, 30 telefona, pajisje memorizuese e dokumente të tjera.





