Njësia Kundër Trafikimit me Narkotikë në Policinë Rajonale në Prizren, Njësia Speciale – NjRSh dhe Njësi të tjera policore, kanë zhvilluar sot një aksion të madh në disa lokacione me qëllim sekuestrimin e një sasie të drogës dhe kapjen e të dyshuarve, raporton Sinjali.
Mësohet se tashmë Antidroga po kryen kontrolle në disa lokacione në qytetin e Prizrenit, po pa specifikuar se për çfarë konkretisht bëhet fjalë.





