LAJME

Aksion i ATK-së në 14 subjekte biznesore, mblidhen rreth 1 milion euro për dy ditë

Aksion i ATK-së në 14 subjekte biznesore, mblidhen rreth 1 milion euro për dy ditë
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Maj 2022, 07:54

Administrata Tatimore e Kosovës, saktësisht Departamenti i Mbledhjes së Detyrueshme ka zhvilluar aksion në 14 subjekte biznesore me 20 dhe 23 maj, tek të cila janë ndërmarrë masat e konfiskimit.

“Aksioni në fjalë është zhvilluar në Prishtinë, Ferizaj, Prizren dhe Gjilan, ku si rezultat është arritur që të mbledhin afro 1 milion euro borxhe (939, 290 euro).

Po ashtu, nga masat e ndërmarra përveç borxhit të inkasuar është arritur që pjesën tjetër të borxhit ta paguajnë sipas marrëveshjeve- pagesa e borxheve me këste. Ky aktivitet në të njëjtën kohë ka rezultuar edhe me konfiskimin e pasurisë së paluajtshme në vlerë prej 775,053.64 euro, vlerë e borxhit që tatimpaguesit kanë pasur ndaj institucionit”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Sipas tyre, aksione të ngjashme do të zhvillohen edhe ditëve në vazhdim, tek të gjithë subjektet biznesore që kanë borxhe ndaj ATK-së.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika