Njësia Kundër Trafikimit me Narkotikë në Policinë Rajonale në Prizren, ka zhvilluar sonte një aksion që rezultoi me sekuestrimin e një sasie të drogës dhe arrestimin e së paku një personi të dyshuar, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se Antidroga ka arritur të gjejë një sasi të narkotikëve, pas bastisjes që janë kryer në rrugën “Ali Ibra” në Prizren, në asistim edhe të njësive tjera policore.





