Njësia Kundër Trafikimit me Narkotikë në Policinë Rajonale në Prizren, ka zhvilluar mbrëmë në mesnatë një aksion që rezultoi me arrestimin e dy personave të dyshuar si dillerë, si dhe konfiskimin e një sasie të drogës, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se Antidroga ka arritur të kap rreth 150 qese me mbi gjysmë kilogramë drogë e llojit marihuanë, pas bastisjes në një shtëpi në rrugën “Mbreti Pleurat”.
Droga e ndarë në sasi të ndryshme nëpër qese dyshohet se ka qenë e përgatitur për shitje nga dy të dyshuarit që përfunduan në pranga.





