Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar mbi 18 kilogramë marihuanë dhe ka arrestuar dy persona, në një aksion anti-drogë të zhvilluar të hënën.
Policia ka thënë se sot ka zgjeruar hetimet lidhur me rastin paraprak të njohur “Peshorja”, ku më 29 dhjetor ishin sekuestruar 1.2 kg drogë dhe ishin arrestuar tre të dyshuar.
“Sot më datë 16.01.2023 gjatë zbatimit të masave të veçanta të autorizuar edhe nga Prokuroria dhe Gjykata Themelore në Prishtinë është ndaluar vetura golf 3 me targa vendore që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar me iniciale (V.K; 1982) dhe gjatë kontrollit është gjetur substance e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe me Urdhër verbal të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake në Prishtinë është realizuar një operacion kontrolli në dy shtëpi në Prishtinë dhe një shtëpi në Barilevë, KK-Prishtinë. Në lokacionin e parë gjatë realizimit të kontrollit në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: (18 kg 300 gr.) substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë; (1) veturë me targa vendore; (1) telefon”, thuhet në njoftim të Policisë.
Dy të dyshuar tjerë, V.K. (1994) dhe S.S. (1997) nuk janë gjetur në shtëpi dhe u ja lënë ftesa për lajmërim në Polici. Ndërsa personit të ndaluar V.K. (1982) i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orëve.