LAJME

Aksidentohet vetura e policisë në autostradën “Ibrahim Rugova”, dy të lënduar

Aksidentohet vetura e policisë në autostradën “Ibrahim Rugova”, dy të lënduar
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Korrik 2023, 14:19

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në fshatin Mazgit.

Në aksident ishin të përfshira një veturë e policisë, dhe kamion dhe një furgon (kombi).

Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.

Hoxha tha se të lënduarit u dërguan për trajtim mjekësor.

“Rastit i janë pergjigjur njesitet relevante policore per menaxhim trafiku ne autostradë, ekipe tjera dhe autoambulanca. Prokurori dhe autoritetet tjera jane njoftuar per rastin dhe pas kryerjes se proceduarve te vendshiqimit rruga eshte liruar pas nderprerjes se perkohshme te qarkullimit te trafikut”, tha Hoxha.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika