Një aksident tragjik është shënuar orët e para të mëngjesit të sotëm në Rrugën e Kombit. Si pasojë një person ka humbur jetën ndërsa një tjetër është i plagosur rëndë.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur pranë fshatit Kolsh në Kukës. Makina ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka përfunduar në një humnerë.
- Reklama -
Raportohet se dy të rinj nga Tropoja, po udhëtonin nga Tirana drejt Kukësit. Makina e tyre tip “Benz” ka rënë 100 metra në humnerën poshtë rrugës.
Shkak i aksidentit deri më tani dyshohet se ka qenë pakujdesia dhe manovrimi i gabuar i shoferit pasi nuk janë vënë re gjurmë frenimi në asfalt./abcnews.al
- Reklama -