LAJME

Aksidenti në Shkodër: Ndërron jetë kosovari që ishte në veturë me nënën e tij

Aksidenti në Shkodër: Ndërron jetë kosovari që ishte në veturë me nënën e tij
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Gusht 2022, 17:55

Dje rreth orës 15:20, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, në fshatin Beltojë, u regjistrua një aksident i trefishtë.

Nga përplasja e tre makinave me drejtues shqiptarë, malazez dhe kosovarë mbetën të plagosur 6 persona.

Në aksident u përfshinë automjeti tip “Opel”, me drejtues shtetasin I. XH., 30 vjeç, automjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasin malazez P. G., 42 vjeç dhe automjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin kosovar A. B., 24 vjeç.

Pas aksidentit në redaksinë e JOQ mbërriti një apel për gjak 0 pozitiv për njërin prej të plagosurve, konkretisht shtetasi I.Xh.

Ky i fundit mësohet se është Ildi Xheka, nga Bulqiza, ndërsa nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka vdekur në spital.

Mësohet se i ndjeri ka qenë në makinë me nënën e tij, shtetasen Dasha Xheka, 54 vjeçe me profesion edukatore, e cila ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën. /joqalbania/frontonline/

Kjo përmbajtje ofrohet nga YouTube. Duke e ngarkuar, pranoni që YouTube të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika