LAJME

Aksidenti në Lubizhdë të Hasit, 11-vjeçari që u godit nga një veturë dërgohet në QKUK

Aksidenti në Lubizhdë të Hasit, 11-vjeçari që u godit nga një veturë dërgohet në QKUK
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Prill 2025, 12:41

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të hënën pasdite, në fshatin Lubizhdë e Hasit në Prizren, ku një 11-vjeçar ka mbetur i lënduar rëndë.

I mituri u godit nga një veturë derisa ishte duke lëvizur me biçikletë dhe për pasojë mori plagë serioze.
Ai fillimisht është dërguar në Spitalin e Prizrenit, ndërsa më pas është transferuar në QKUK.

Aksidenti dyshohet se u shkaktua pasi shoferi i veturës nuk ka përshtatur shpejtësinë në zonën e banuar dhe ka përplasur biçiklistin.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë./Gazeta Sinjal

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika