Një aksident trafiku ndodhi sot mes dy kamionëve në Duhël të Suharekës, rrugës për Carralevë.
Aksidenti mes dy kamionëve në Duhël, dy shoferët me lëndime trupore

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Ai bëri të ditur se të dy shoferët e kamionëve kanë pësuar lëndime, njëri nga ta lëndime të rënda.
“Sot rreth orës 15:20 është raportuar një aksident trafiku në rrugën për në Carralevë. Në aksident janë të përfshirë dy kamion. Nga aksidenti përveç dëmeve materiale, të dy ngasësit kanë pësuar lëndime trupore, njëri nga ata lëndime të rënda. Patrulla policore e Njësisë Rajonale të Trafikut nga Prizreni është duke menagjuar me aksidentin”, tha Bytyqi.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

