Home LAJME Aksidenti me tre të vdekur në Prizren, drejtori i Policisë e degradon nga pozita edhe Komandantin e Autostradave

Aksidenti me tre të vdekur në Prizren, drejtori i Policisë e degradon nga pozita edhe Komandantin e Autostradave

0
Aksidenti me tre të vdekur në Prizren, drejtori i Policisë e degradon nga pozita edhe Komandantin e Autostradave

Gara me vetura që u mbajt të shtunën në mbrëmje, në kilometrin e 15-të të Autostradës “Ibrahim Rugova”, përfundoi tragjikisht. Pasioni që kishin për garat e tilla, ua mori jetën tre të rinjve, Lordon Sylës, Molos Delijës dhe Nue Bibajt. Ata u goditën nga njëra prej veturave që po garonte me një veturë tjetër, me shpejtësi të ‘çmendur’, raporton Gazeta Sinjali.

Pikërisht për garën ilegale që ndodhi atë natë, është degraduar nga detyra e tij, komandanti i Njësisë së Autostradave, Skender Sadiku.

Shkarkimin e Sadikut, e ka bërë drejtori i policisë, Gazmend Hoxha.

Sadiku sot gjatë ditës ka folur për Gazetën Sinjali dhe ka treguar se atë natë ka pasur tri njësi patrulluese, teksa shtoi se përgatitjet për garën ishin bërë në komunën e Gjakovës.

Sipas Sadikut, një njësi e ndërrimit të natës ka filluar orarin nga ora 21:00, në mënyrë që siç thotë ai, zona e autostradës ‘Ibrahim Rugova’ të jetë e mbuluar në periudhën kohore 21:00 – 00:00.

Sadiku i tha Gazetës Sinjali se pikërisht në atë zonë, kanë qenë duke patrulluar dy zyrtarë policorë.

“Në kuader të PO “Parandalimi i garave të shpejtësisë”, një njësi e ndrrimit të natës XR-181, orarin e ka filluar nga ora 21:00 në mënyrë që zona e Autostrades Ibrahim Rugova Prizeren Veri- jug, të jetë e mbuluar në kohën nga ora 21:00 deri në ora 24:00 ashtu edhe siq i kemi pas informacionet.

-Me datë 16.12.2023 Njësia XR-181 në perberje nga 2 zyrtar policor sipas PO kane qenë duke patrolluar pikrisht në at zonë ku edhe janë takuar me një njësi të DR Prizern.

-Sipas informacioneve nga hetuesit kompetent të rastit si dhe video-inqizimeve dyshohet se kanë qenē 3 deri 4 vetura dhe 10 deri 12 persona.

Po ashtu sipas informatave që posedojm të gjithë kanë qenë shok dhe familjar në mes vete dhe se përgaditjet i kanë bërë në Gjakovë”, tha ai për Gazetën Sinjalin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here