Home LAJME Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, viktima shtetase e Shqipërisë

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, viktima shtetase e Shqipërisë

0
Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, viktima shtetase e Shqipërisë

Një aksident me fatalitet ndodhi në autostradën “Ibrahim Rugova” ndërmjet një kamioni dhe një veture, ku për pasojë ka mbetur e vdekur një grua.

Policia përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se viktima është shtetase e Shqipërisë.

Po ashtu bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi.

Raporti i plotë:

Aksident trafiku me fatalitet

Autostrada “Ibrahim Rugova” / km-7 / 14.05.2025 – 13:00. Një automjet transportues (kamion) dhe një veturë e udhëtarëve me targa të Shqipërisë me drejtues meshkuj shtetas të Shqipërisë janë përfshirë në aksident trafiku në mes vete. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, ka vdekur një femër, shtetase e Shqipërisë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here