• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Friday, January 27, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

Aksidentet në rritje, ndër shkaktarët edhe faktori njeri

tvprizreni by tvprizreni
January 25, 2023
in LAJME, VENDI
0
50 persona kanë vdekur brenda gjashtë muajve në aksidente trafiku në Kosovë
0
SHARES
246
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot, në Prishtinë u mbajt konferenca e nëntë ndërkombëtare “Vlerësimi i Sigurisë Rrugore-Sfidat dhe Mundësitë”.

Në këtë konferencë u tha se faktori njeri është ndër shkaktarët e aksidenteve. Po ashtu, u theksua se në bazë të shifrave, aksidentet janë në rritje.

Drejtori i Kolegjit Tempulli, Muhamed Krasniqi u shpreh se pjesëmarrja e institucioneve të fushës nga vendi dhe bota në këtë konferencë, përkrahja nga komuniteti akademik dhe të tjerë që kanë të bëjnë me trafikun, transportin dhe sigurinë rrugore, e kanë vendosur këtë konferencë në hartën e ngjarjeve më të rëndësishme në rajon dhe përtej.

“Siguria rrugore si koncept i përgjithshëm është sfidë e njëjtë në gjithë globin dhe shkaktarët e aksidenteve janë kryesisht të njëjtë, faktori njeri, i cili për nga vendi, gjuha, gjinia, raca, mund të jetë ndryshe, por nga veprimet dhe sjelljet e tyre kanë ndikim të njëjtë në shoqëri. Pastaj, kemi faktorin automjet, i cili për nga veprimi motorik, struktura mund të jetë ndryshe, por për nga funksioni është i njëjtë, dhe e kemi faktorin rrugë, që mund të jenë të kategorive të ndryshme, mirëpo destinimi është i njëjte. Pra, siguria rrugore është e njëjtë nga gjeografia dhe demografia”, tha Krasniqi.

Nënkryetarja e kryeqytetit, Donjeta Sahatçiu deklaroi se janë duke punuar për të rritur sigurinë në rrugë, derisa tha se e kanë rritur edhe buxhetin në këtë drejtim.

“Siguria rrugore është një e çështje e rëndësisë kyçe në jetën e të gjithëve, pavarësisht se ku jetojmë. Prandaj, për neve si kryeqytet është me rëndësi që të marrim veprime të menjëhershme që të sigurojmë siguri gjithëve. Nuk është çështje vetëm për të shpëtuar jetën, në fund është edhe për të përmirësuar cilësinë e jetës në komunitet tona. Në Prishtinë kemi punuar shumë gjatë vitit të kaluar për të adresuar çështjen e sigurisë rrugore dhe për ta zvogëluar numrin e aksidenteve rrugore. Fatmirësisht, themi që sipas raportit të rasteve të vdekjeve, Kosova në Ballkan ka numër më të vogël. Ne kemi lansuar projektin që quhet rruga për fëmijët, që synon të krijojë pika të sigurta kalimi për fëmijët. Ne si qeveri lokale kemi qenë në gjendje që të rrisim buxhetin lokal që është rreth 750 mijë euro në 2022, në 3.2 milionë, 2023, buxheti më i madh sipas të dhënave dhe kjo tregon gatishmërinë tonë për të investuar në sigurinë rrugore”, tha Sahatçiu.

Albert Kolgeci, në emër të Komunitetit të Transportit EU, u shpreh se në bazë të shifrave, aksidentetet janë duke u rritur. Sipas tij, viti që ka shënuar rënie të aksidenteve ka qenë gjatë kohës se pandemisë.

“Nëse shohim shifrat, aksidentet janë duke u rritur, hera e vetme kur aksidentet kanë shënuar rënie ka qenë në kohën e pandemisë CoronaVirus, edhe pse shumë njerëz kanë humbur jetën, por nëse e shohim anën e aksidenteve shumë njerëz kanë shpëtuar. Nëse shohim në pikëpamje globale, 1.5 milion humbin jetën për shkak të aksidenteve dhe pothuajse 50 milionë kemi me lëndime serioze. Pra, nëse i kalkulojmë jetët e humbura dhe lëndimet serioze që kemi investuar për të trajtuar këto lëndime, jetët që janë humbur, llogaritet se është mbi 3 për qind e GDP-së globale. Nëse fokusohemi në këto shifra, lehtësisht mund të shkoni tek politikanët tuaj dhe të thoni se nëse e rrisim buxhetin siç shembull e ka rritur komuna, kjo do të kushtojë më pak sesa humbja e jetëve”, tha Kolgeci.

Samar Abouraad, specialiste e udhëtimeve të sigurta në Evropë, gjatë prezantimit bëri të ditur se duhet punuar për të ndaluar aksidentet dhe lëndimet në rrugë. Ajo u shpreh se është e rëndësishme që kanë shpëtuar më shumë se 400 mijë lëndime.

“Falë partnerëve tanë jemi duke bërë progres shumë të mirë. Është e rëndësishme që kemi shpëtuar më shumë se 400 mijë lëndime. Direktiva për menaxhimin e sigurisë rrugore, vendet anëtarë duhet të sigurojmë që vlerësimi i sigurisë të kryhet në gjithë rrjetin rrugor. Ajo që kërkohet nga venet evropiane është se fakti për të kryer vlerësimin për rrugët deri në vitin tjetër është se duhet të shohim të parandalojmë aksidentet dhe lëndimet, kjo është edhe objektiva. Nëse i shohim treguesit para dhe pas zbatimit të përmirësimit të rrugësve është një prej tyre shpejtësia, rrjedha e rrugës, a kemi ndriçim të duhur shenjat në rrugë, kjo është detyre që duhet të bëjmë për rrugët”, tha Abouraad.

Download WordPress Themes Free
Free Download WordPress Themes
Download WordPress Themes Free
Premium WordPress Themes Download
free download udemy course
download redmi firmware
Download Nulled WordPress Themes
lynda course free download
Previous Post

Norvegjia e vlerëson si konstruktiv planin franko-gjerman

Next Post

7.5 milionë vizitorë të huaj hynë në Shqipëri vitin e kaluar, gati gjysma nga Kosova

Next Post
Berat Rukiqi: E paralajmëruam qeverinë se çka do të ndodhë nëse në Kosovë ka mbyllje e në rajon masa të relaksuara

7.5 milionë vizitorë të huaj hynë në Shqipëri vitin e kaluar, gati gjysma nga Kosova

Të Fundit

Osmani për Ditën e Veteranit: Sakrifica e tyre do të na shpërbejë për forcimin e shtetit

Osmani dërgon përfaqësuesin e saj në takimin e Ambasadës amerikane për Asociacionin

January 27, 2023
Infermierja Pelaj gjendet në Kosovë – Prokuroria afër përfundimit të ngritjes së aktakuzës për të

Infermierja Pelaj gjendet në Kosovë – Prokuroria afër përfundimit të ngritjes së aktakuzës për të

January 27, 2023
Kurti i zhgënjyer me Escobar-in: Në Beograd nuk e kërkoi njohjen, por në Kosovë Asociacionin

Kurti i zhgënjyer me Escobar-in: Në Beograd nuk e kërkoi njohjen, por në Kosovë Asociacionin

January 27, 2023
Murati: Deputetët e opozitës janë kundër faljes së 100 eurove të tatimit në pronë

Murati: Deputetët e opozitës janë kundër faljes së 100 eurove të tatimit në pronë

January 27, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Osmani për Ditën e Veteranit: Sakrifica e tyre do të na shpërbejë për forcimin e shtetit

Osmani dërgon përfaqësuesin e saj në takimin e Ambasadës amerikane për Asociacionin

January 27, 2023
Infermierja Pelaj gjendet në Kosovë – Prokuroria afër përfundimit të ngritjes së aktakuzës për të

Infermierja Pelaj gjendet në Kosovë – Prokuroria afër përfundimit të ngritjes së aktakuzës për të

January 27, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.